DYLON

Kryetari Hyseni ka pritur sot një grup afaristësh turq në krye me Faruk Aydin

Kryetari Hyseni ka pritur sot një grup afaristësh turq në krye me Faruk Aydin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka pritur sot në takim kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë nga Turqia, Faruk Aydin, të shoqëruar nga një delegacionin të bizneseve turke.

Kryetari Hyseni ka prezantuar para tyre projektin e Zonës Ekonomike si dhe i ka njoftuar me mundësitë dhe lehtësirat të cilat i ofron komuna e Gjilanit për investitorët e huaj.

EkoHigjiena

“Me kënaqësi, bashkë me stafin tim, mirëpritëm Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë nga Turqia, Faruk Aydin dhe delegacionin e tij prej 10 përfaqësuesve të bizneseve nga Turqia. Gjatë takimit, prezantova para tyre projektin e Zonës Ekonomike si dhe i njoftova me mundësitë dhe lehtësirat të cilat i ofrojmë për investitorët e huaj. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve si dhe për mundësitë e rritjes së investimeve të bizneseve turke në Kosovë dhe anasjelltas, me theks të veçantë në sektorin e bujqësisë, ndërtimtarisë dhe makinerisë”, ka thënë kryetri Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.