DYLON

Kryetari Hyseni: Jemi të interesuar që Gjilanin ta kthejmë në një model të funksionimit të ambientit

Kryetari Hyseni: Jemi të interesuar që Gjilanin ta kthejmë në një model të funksionimit të ambientit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka paralajmëruar zhvillimin e një strategjie për një ambient të pastër dhe të shëndetshëm në këtë qytet, gjatë një vizite që ka bërë sot në kompaninë ‘Ecohigjiena’, e cila funksionon në partneritet publiko-privat me Komunën që prej gati dhjetë vitesh.

Hyseni e ka vizituar këtë kompani me rastin e pranimit të një kontingjenti prej 3 mijë kontejnerësh për përdorim familjar, të madhësisë 120 litra, donacion nga GIZ-i gjerman.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se në kuadër të projektit për bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, nga GIZ-i gjerman sot ka arritur një kontingjent tjetër i kontejnerëve dhe tani do të diskutohet me kompaninë për mënyrën e zhvillimit të mëtutjeshëm të strategjisë së grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave.

‘Për aq sa jam informuar, mbulimi me shërbime në grumbullimin e mbeturinave është rreth 82 për qind dhe e njëjta gjë duhet të jetë edhe në procesin e pagesës’, ka thënë kryetari Hyseni.

Për më tepër, kryetrari Hyseni ka theksuar se me këta kontejnerë, tani komuna e Gjilanit duhet të bëhet një model i menaxhimit të mbeturinave dhe i ambientit të pastër e të mirë.       

‘Ne jemi të interesuar që Gjilanin ta kthejmë në një model të funksionimit të ambientit, në një ambient ekologjik dhe të pastër dhe ky donacion i kontejnerëve është pikënisja fillestare e një strategjie të mirëfilltë e të përbashkët me kompaninë’, ka nënvizuar kryetari Alban Hyseni.      

Ndërkaq, përfaqësuesi i kompanisë, Senad Ramaj tha se me këtë kontingjent të kontejnerëve, tani secila familje do të ketë një të tillë, prandaj pret që një shërbim i mirë të përcillet edhe me pagesa të rregullta.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.