DYLON

Kryetari Hyseni: Jakup Berisha ishte shembull i përkushtimit qytetar

Kryetari Hyseni: Jakup Berisha ishte shembull i përkushtimit qytetar
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha, pas ndarjes nga jeta të Jakup Berishës, një prej figurave më të nderuara të Gjilanit, i cili i dha shumë arsimit dhe sportit në përgjithësi.

Deklarata e plotë e kryetarit Hyseni:

EkoHigjiena

Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Jakup Berishës, një prej figurave më të nderuara të Gjilanit, i cili i dha shumë arsimit dhe sportit në qytetin tonë dhe më gjerë.

Jakup Berisha ishte shembull i përkushtimit qytetar, i integritetit dhe i punës së palodhur. Kontributi i tij në zhvillimin e futbollit kosovar, veçanërisht në vitet e vështira të organizimit, mbetet pjesë e rëndësishme e historisë tonë sportive. Si trajner, drejtues dhe veprimtar, ai ndikoi në formimin e brezave të tërë sportistësh.

Në emër të Komunës së Gjilanit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, miqve dhe bashkëpunëtorëve.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.