DYLON

Kryetari Hyseni ishte pjesë e panelit të Edicionit të 5-të të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë

Kryetari Hyseni ishte pjesë e panelit të Edicionit të 5-të të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Kryetari I Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ishte pjesë e panelit të Edicionit të 5-të të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë.

“Tema e këtij paneli ishte avancimi i agjendës së gjelbër në Kosovë dhe në rajon. Në këtë panel, diskutova rreth projekteve të xhepave të gjelbër për çdo lokalitet, mobilizimin e qytetarëve në aktivitetet e kampanjës së pastrimit Green & Clean, si dhe përfitimet që komuna e Gjilanit do t’i ketë me rastin e nënshkrimit të Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”, ka shkruar në profilin e tij, kryetari  Hyseni.

EkoHigjiena

Ja postim i plotë i kryetarit Hyseni:

Kisha kënaqësinë të isha pjesë e panelit të Edicionit të 5-të të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë.

Tema e këtij paneli ishte avancimi i agjendës së gjelbër në Kosovë dhe në rajon. Në këtë panel, diskutova rreth projekteve të xhepave të gjelbër për çdo lokalitet, mobilizimin e qytetarëve në aktivitetet e kampanjës së pastrimit Green & Clean, si dhe përfitimet që komuna e Gjilanit do t’i ketë me rastin e nënshkrimit të Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme

Ky edicion u organizua nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Zhvillimit Rajonal, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, GIZ-i gjerman dhe organizatat e shoqërisë civile INDEP dhe BGF. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.