DYLON

Kryetari Hyseni: Instalimi i GPS-ve në vetura zyrtare është një avancim në ruajtjen e pasurisë publike   

Kryetari Hyseni: Instalimi i GPS-ve në vetura zyrtare është një avancim në ruajtjen e pasurisë publike   
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka përuruar sot projektin e instalimit të pajisjeve digjitale të navigimit, përkatësisht sistemin GPS në të gjitha automjetet e saj zyrtare, për të monitoruar kështu përdorimin e tyre, përkatësisht për të mënjanuar mundësitë e keqpërdorimit eventual.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka thënë se këto pajisje janë instaluar në 30 vetura dhe përmes tyre, tash do të jetë më lehtë të monitorohet përdorimi i automjeteve dhe parandalimi  i keqpërdorimit të rastësishëm të automjeteve të Komunës, po edhe mirëmbajtjes së tyre.

EkoHigjiena

‘Ky është një avancim tutje në ruajtjen e të mirës publike dhe pasurisë që u takon edhe qytetarëve dhe jo vetëm atyre që janë në punë në kuadër të Komunës”, ka thënë kryetari Hyseni.

Për më tepër, ai ka nënvizuar se punët e tilla duken të vogla, por kanë një efekt të madh dhe janë shumë të rëndësishme, sepse automjetet ruhen më shumë se më përpara, kursehet buxheti i Komunës dhe ndërkohë sigurohemi që të gjitha veturat, përveç atyre që kanë leje, kthehen në autopark dhe nga këtu pastaj shpërndahen nëpër drejtoritë përkatëse dhe përdorën për qëllimet e destinuara.    

“Njëherësh, përdorimi i këtij programi është i lehtë, përmes një kompjuteri dhe një softueri të thjeshtë dhe përparësia e tij është se detekton edhe shpejtësinë e lëvizjes së veturave tona në rrugë”, ka shtuar kryetari Hyseni.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.