Kryetari Hyseni inspekton punimet në Qendrën Ditore për të Moshuar, Bujtinën për Studentë dhe Kuzhinën Humanitare
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Qendrën Ditore për të Moshuar, Bujtinën për Studentë dhe Kuzhinën Humanitare, ku po vazhdojnë punimet në ndërtimin e saj në vlerë prej 2.5 milionë euro.
Ky kompleks do të ofrojë: shërbime për 100 të moshuar, 200 shujta ditore për familjet në nevojë dhe strehim për 30 studentë që do të kenë mundësinë të banojnë aty.
I pari i Gjilanit, tha se në Qendrën Ditore për të Moshuar, Bujtinën për Studentë dhe Kuzhinën Humanitare, punimet po ecin jashtëzakonisht mirë.
“Aktualisht po punohet në fasadën e jashtme, ndërsa edhe brenda objekti ka marrë formën përfundimtare”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/
