DYLON

Kryetari Hyseni ia uron Dritës titullin kampion

Kryetari Hyseni ia uron Dritës titullin kampion
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka uruar FC Dritën për titullin kampion.

“Sot qyteti ynë ka një arsye më shumë për të festuar! Klubi i Futbollit Drita u shpall kampion për herë të katërt, dhe ky sukses është fryt i përkushtimit të jashtëzakonshëm të lojtarëve, trajnerit, stafit drejtues dhe gjithë klubit”, ka thënë kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Ja postimi i tij i plotë;

FC DRITA – Kampionë për herë të katërt!

Sot qyteti ynë ka një arsye më shumë për të festuar! Klubi i Futbollit Drita u shpall kampion për herë të katërt, dhe ky sukses është fryt i përkushtimit të jashtëzakonshëm të lojtarëve, trajnerit, stafit drejtues dhe gjithë klubit. Urime të përzemërta edhe për Intelektualët – zemrën dhe shpirtin e këtij klubi, të cilët kurrë nuk ndalen së mbështeturi ekipin e tyre!

Faleminderit për emocionet, krenarinë dhe përfaqësimin dinjitoz! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.