DYLON

Kryetari Hyseni i fton qytetarët në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029

Kryetari Hyseni i fton qytetarët në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029
Avatar photo Redaksia

Sot (e hënë) mbahet dëgjimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni I fton të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë në dëgjimin publik për KAB-in.

EkoHigjiena

Dëgjimi publik mbahet sot me 22 qershor në orën 17:00 në objektin SHMAP dhe Muzikës “Adem Kastrati” në Gjilan.

“Ky takim do të shërbejë si mundësi për t’u informuar mbi planifikimet dhe prioritetet buxhetore të komunës për vitet e ardhshme, si dhe për të diskutuar dhe dhënë propozimet tuaja”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se pjesëmarrja qytetare është thelbësore për një proces planifikimi sa më gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje me nevojat e komunitetit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.