DYLON

Kryetari Hyseni: Gjilani nuk është thjesht spektator në Bienalen e Venecias, por partner i këtij suksesi

Kryetari Hyseni: Gjilani nuk është thjesht spektator në Bienalen e Venecias, por partner i këtij suksesi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni bashkë me drejtorin për Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqiri dhe zyrtarin e Galerisë së Arteve në Gjilan, Din Azizi, po marrin pjesë në njërën prej skenave më të mëdha botërore, në Bienalen e Venecias.

“Pak javë më parë, kur e pritëm Brilant Milazimin në zyrë, diskutuam për ëndrrën e tij dhe rrugëtimin drejt skenës më të madhe botërore”, tha Alban Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit, theksoi se sot, ajo ëndërr është realitet dhe ne jemi dëshmitarë të një momenti historik.

“Jam jashtëzakonisht krenar që Komuna e Gjilanit e ka mbështetur Brilantin në këtë rrugëtim dinjitoz. Sot, kur Pavijoni i Kosovës hap dyert në Bienalen e Venecias, Gjilani nuk është thjesht spektator, por partner i këtij suksesi. Brilant, suksese ty dhe gjithë ekipit. Gjilani sot feston bashkë me ju”, tha kryetari Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.