Kryetari Hyseni: Gjilani do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror të Muay Thai për vitin e ardhshëm!
“Sot prita në takim Kryetarin e Federatës së Muay Thai të Kosovës, Shpejtim Ahmetaj, dhe trajnerin e mirënjohur gjilanas nga klubi i Muay Thai-t, Valmir Hoti. Në këtë takim konfirmuam gatishmërinë tonë për t’i dhënë Gjilanit një pamje dhe dimension të ri ndërkombëtar përmes sportit”, ka deklaruar Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.
Sipas tij, ky organizim i madh vjen si rezultat i punës së palodhshme të klubeve tona dhe mbështetjes së vazhdueshme të komunës për sportistët tanë dhe për projektet e mëdha sportive.
“Jemi gati të mirëpresim në Gjilan sportistë nga mbarë bota. Suksese dhe faleminderit për bashkëpunimin!”, ka thënë i pari i Gjilanit. /2LONLINE/
