DYLON

Kryetari Hyseni: Gjashtë ura të reja, për të lidhur qytetarët cep më cep të Gjilanit

Kryetari Hyseni: Gjashtë ura të reja, për të lidhur qytetarët cep më cep të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Ka nisur ndërtimi i gjashtë urave të reja në Komunën e Gjilanit. Punimet për ndërtimin e urës së parë kanë filluar në fshatin Livoç i Epërm. Urat e reja po bëhen me qëllim të lëvizjes më të lehtë të qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se do të ndërtohen 6 ura të reja, për të lidhur qytetarët cep më cep të Gjilanit.

EkoHigjiena

“Projekti ka nisur me ndërtimin e urës së parë në fshatin Livoç i Epërm dhe do të realizohet me një investim total prej 206 mijë euro. Për lëvizje më të lehtë për qytetarët tanë, për Gjilanin që duam”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.