DYLON

Kryetari Hyseni fton qytetarët në shesh për të parë bashkë ndeshjen Kosovë–Turqi

Kryetari Hyseni fton qytetarët në shesh për të parë bashkë ndeshjen Kosovë–Turqi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ftuar qytetarët që nesër mbrëma të mblidhen në qendër të qytetit për të ndjekur së bashku ndeshjen e shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, në kuadër të finales së play-off-it për një vend në Kupën e Botës.

Duke qenë se biletat për stadiumin “Fadil Vokrri” janë shitur të gjitha, Komuna e Gjilanit ka vendosur që përmes një ekrani të madh, e vendosur në sheshin e qytetit, ta shohim ndeshjen, në mënyrë që qytetarët të përjetojnë atmosferën sportive së bashku.

EkoHigjiena

“Nesër është dita e madhe. Kosova jonë luan finalen e play-off-it kundër Turqisë për një vend në Kupën e Botës. Meqenëse biletat në stadium janë shitur të gjitha, ne kemi vendosur që atmosferën e stadiumit ta sjellim në zemër të qytetit tonë”, ka deklaruar Hyseni.

Sipas njoftimit, kjo do të organizohet të martën, në Sheshin “Agim Ramadani” (Platoja e Teatrit), duke filluar nga ora 20:45.

Kryetari i komunës u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen këtij organizimi dhe të përkrahin përfaqësuesen e Kosovës në këtë përballje të rëndësishme.

“Ju ftoj të gjithëve që ta ndjekim këtë përballje historike në ekranin e madh. Forca Kosova!”, ka shtuar ai.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.