DYLON

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se kanë nisur punimet për ndërtimin e njërës nga rrugët kryesore të fshatit Veleknicë, e cila ishte në gjendje jo të mirë.

Sipas tij, kjo arterie nga rruga Gjilan-Preshevë deri tek ajo Gjilan-Kumanovë do të rregullohet e tëra dhe do të zgjerohet.

EkoHigjiena

Në fillimin e punimeve ishte i pranishëm drejtori për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, bashkë me këshilltarin e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Fadil Ademin

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në fshatin Velekincë, tashmë kanë nisur punimet për trajtimin e njërës nga rrugët kryesore, e cila ka qenë edhe kërkesë e vazhdueshme e banorëve të kësaj ane.

Sipas tij punimet po realizohen në kuadër të kontratës verore për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Do të vazhdojmë me përkushtim punët e mira për Gjilan dhe përmirësimin e infrastrukturës në çdo lagje e fshat”, tha kryetari Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.