DYLON

Kryetari Hyseni: Energjia, përkushtimi dhe gatishmëria e ushtarëve për të mbrojtur vendin tonë janë të jashtëzakonshme

Kryetari Hyseni: Energjia, përkushtimi dhe gatishmëria e ushtarëve për të mbrojtur vendin tonë janë të jashtëzakonshme
Avatar photo Redaksia

Me rastin e shënimit të Ditës së Forcës, dhe festave të nëntorit, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë më përfaqësues edhe nga institucionet komunale dhe të tjera, kanë marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për nderë të kësaj dite në Kazermën “New Born” në Gjilan.

Ata janë prit nga nënkoloneli Arben Avdyli dhe të tjerë ku dhe janë prezantuar pajisjet me aktivitet nga Regjimentit të Parë të Këmbësorisë.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot, në Ditën e Forcës, ishte një kënaqësi e veçantë dhe nder i madh të qëndroja pranë ushtarëve tanë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Energjia, përkushtimi dhe gatishmëria e tyre për të mbrojtur vendin tonë janë të jashtëzakonshme. Jemi shumë krenarë me këta burra e gra që çdo ditë demonstrojnë guxim e profesionalizëm të shkëlqyer për sigurinë dhe të ardhmen e Kosovës. E gëzofshim Ditën e Forcës”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.