DYLON

Kryetari Hyseni elaboron më në detaje projektet e prezantuara të Kult Qendrës dhe të Palestrës Sportive

Kryetari Hyseni elaboron më në detaje projektet e prezantuara të Kult Qendrës dhe të Palestrës Sportive
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në konferencën për media të premten, ka elaboruar në detaje projektet e prezantuara ditë më parë, të Kult Qendrës dhe renovimin e palestrës së sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”.

Projekti i Kult Qendrës, gurthemeli i të cilit është vënë ditë më parë, përfshinë ndërtimin e qendrës së re kultutore, një sallë alternative për teatër me 200 ulëse, ku do të ketë edhe qasje për personat me nevoja të veçanta.

EkoHigjiena

“Vlera e projektit të Kult Qendrës është 1.2 milionë euro, ku përpos sallës së teatrit, atje do të fillojmë edhe me institucionalizimin kinemasë së qytetit, pastaj galeria e re e qytetit, pasi hapësira aktuale është vështirë e qasshme dhe hapësirë e vogël për këto aktivitete. Galeria e re e qytetit do të ketë rreth 400 m2. Në këtë objekt do të ketë edhe zyra e ambiente të punës, zhveshtore të artistëve të teatrit dhe një bufe e vogël”, ka thënë kryetari Hyseni.

Kurse, për projektin e renovimit të palestrës së sporteve, kreu i Gjilanit tha se vlera totale është 2.3 milionë euro.

“Projekti përfshinë rregullimin e hapësirës së jashtme, hapësirën përreth tij, të terrenit sportiv, tribunat e hapësirat për parking. Ndërkohë, në pjesën e brendshme, ku investimet paraprake kanë qenë kozmetike, përfshinë edhe rregullimin e qatisë e dyshemesë. Do të bëhet ndërrimi i plotë i kulmit ku do të përfshihen edhe panele solare për ngrohjen e ujit për nyjet sanitare, do të rregullohet edhe sistemi modern i ngrohjes”, theksoi kryetari Hyseni, duke shtuar se salla e xhudos do të bëhet në kuadër të memorandumit me ministrinë e linjës.

Në fund, kryetari Hyseni tha se projektet që do të implementohen këto dy vite janë me rëndësi kapitale për qytetin për ta sjell një lloj transforimi infrastrukturor dhe përmbajtësor për zhvillimin e këtyre aktiviteteve. ​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.