DYLON

Kryetari Hyseni e ministri Sveçla në Pikë Kalimin Kufitar “Dheu i Bardhë”: Gati për pritjen e mërgimtarëve

Kryetari Hyseni e ministri Sveçla në Pikë Kalimin Kufitar “Dheu i Bardhë”: Gati për pritjen e mërgimtarëve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vizituan Pikë Kalimin Kufitar “Dheu i Bardhë”, i cili është njëri nga PKK-të kryesore.

I pari i Gjilanit, tha se bashkë me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlë, e përmbyllën ditën në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, ku takuam zyrtarë policorë.

EkoHigjiena

“Nga ta u informuam për përgatitjet e ndërmarra për menaxhimin e fluksit të mërgimtarëve. Mërgimtarë, mirë se vini në shtëpitë tuaja”, tha kryetari Alban Hyseni.

Edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, tha se bashkë me kryetarin e Gjilanit Alban Hysenin e përmbyllën ditën me një vizitë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

“Bashkëbiseduam me zyrtarë policorë dhe u njoftuam mbi përgatitjet e nevojshme me rastin e rritjes së fluksit me ardhjen e mërgatës. Patëm kënaqësinë të takojmë edhe mërgimtarë që sapo arritën në Kosovë. Mirë se vini në atdhe, tha Xhelal Sveçla. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.