DYLON

Kryetari Hyseni: Me kryeministrin Kurti inspektuam punimet 2.4 milionë euro në rrugën “Hamdi Kurteshi”

Kryetari Hyseni: Me kryeministrin Kurti inspektuam punimet 2.4 milionë euro në rrugën “Hamdi Kurteshi”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe deputetë e zyrtarë të tjerë nga institucionet qendrore e lokale kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në rrugën “Hamdi Kurteshi”.

Kryetari i Alban Hyseni, i njoftoi mysafirët për investimet rreth 2.4 milionë eurove, ku rruga do të jetë me katër korsi, trotuare në të dy anët, shteg për biçikleta dhe infrastrukturë nëntokësore.

EkoHigjiena

Kryeministri, Albin Kurti, tha se vizituan vendpunimet e zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi” ku rreth 50% të punëve kanë përfunduar.

Kujtojmë se kryeministri Kurti, kishte marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të këtij projekti me vlerë prej 2.4 milionë euro – prej tyre 2 milionë euro financim nga Qeveria. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.