DYLON

Kryetari Hyseni: Drita shkruan historinë për Kosovën

Kryetari Hyseni: Drita shkruan historinë për Kosovën
Avatar photo Redaksia

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, është kualifikuar në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Ajo triumfoi si mysafire në ndeshjen e kthimit kundër Differdange në Luksemburg (3:2), duke vulosur fitoren dhe kualifikimin e merituar me rezultat të përgjithshëm 4:2.

EkoHigjiena

Drita u bë skuadra e parë kosovare që arrin një sukses të tillë në garën më prestigjioze të futbollit evropian.

Drita në raundin e dytë do të luaj kundër skuadrës së njohur daneze, FC Copenhagen.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se nën qiellin e Differdange, sonte nuk u zhvillua vetëm një ndeshje – u shkrua historia.

“FC Drita, u bë klubi i parë nga Kosova që kalon në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, duke shënuar një arritje madhështore për klubin, qytetin dhe gjithë vendin tonë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit falënderoi ekipin, stafin dhe çdo zemre që besoi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.