• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Art/Kult
  3. Kryetari Hyseni dhe ministri Çeku vizitojnë xhaminë e vjetër në Velekincë dhe Kullën e Sahit Agës në Zabel
Art/Kult

Kryetari Hyseni dhe ministri Çeku vizitojnë xhaminë e vjetër në Velekincë dhe Kullën e Sahit Agës në Zabel

by Redaksia 2LONLINE 15 Dhjetor, 2021 2 min read
 Kryetari Hyseni dhe ministri Çeku vizitojnë xhaminë e vjetër në Velekincë dhe Kullën e Sahit Agës në Zabel

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, kanë vizituar të mërkurën restaurimet e xhamisë së vjetër në Velekincë dhe Kullën e Sahit Agës në lagjen Zabel.

Ministri Çeku, pasi e uroi kryetarin Hyseni për marrjen e detyrës, ka thënë se Gjilani ka shumë monumente dhe potencial për ta shtuar listën e aseteve të mbrojtura.

“Ministria mbron, financon ndërhyrje e restaurime, por është shumë me rëndësi faza e funksionalizimit, e kthimit në jetë të momumenteve dhe këtu roli i Komunës është shumë i rëndësishëm që të sigurohet faza pas restaurimit. E mira është që kryetari Hyseni e ka një qasje tjetër krahasuar me komunat tjera, e kupton këtë si aset të Komunës së tij, i cili i sjell zhvillim e dobi komunitetit”, ka thënë ministri Çeku.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, pasi e falënderoi ministrin Çeku për vizitën, ka konfirmuar se si Komunë do të jenë gjithmonë të hapur për bashkëpunim, duke mirëpritur interevenimet dhe  punën në monumentet e mbrojtura të trashëgimisë kulturore.

“Kemi disa ide e projekte që duhet të shtyhen përpara dhe shpresoj në një takim sa më të shpejt me ministrin Çeku në cilësinë e kryetarit të Komunës”, ka thënë kryetari Hyseni.

Në këto vizita kanë qenë të pranishëm edhe kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Ilaz Mustafa, sikurse edhe Artan Hoxha, drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore. /2LONLINE/

Tags: aktuale Kryetari Hyseni Kullën e Sahit Agës Ministri Çeku rekomandojmë Velekincë xhaminë e vjetër Zabel
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro

26 Maj, 2022

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera në Command and General Staff School (CGSS) në SHBA

25 Maj, 2022

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Gushicë

25 Maj, 2022

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

25 Maj, 2022

Dhuntitë dhe veçantitë poetike të Rexhep Elmazit

25 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com