DYLON

Kryetari Hyseni: Bizneset e udhëhequra nga të rinjtë janë fokus i kësaj qeverisje

Kryetari Hyseni: Bizneset e udhëhequra nga të rinjtë janë fokus i kësaj qeverisje
Avatar photo Redaksia

“Sipërmarrësit e rinj dhe gratë e Komunës së Gjilanit edhe sivjet pritet të kenë mbështetje nga niveli lokal përmes fondit për ndërmarrësit e rinj”, thotë Alban Hyseni, kryetar i komunës së Gjilanit.

Sipas tij, për herë të parë Komuna e Gjilanit, ka ndarë grante për biznese në vitin 2023, për të vazhduar më pas edhe në vitin 2024 dhe e cila mbështetje do të vazhdoi edhe sivjet.

EkoHigjiena

Nga viti 2022 deri në vitin 2024 janë dhënë 248 mijë euro për bizneset e reja.

Hyseni ka thënë se kjo nismë po bëhet me qëllim të zhvillimit të ekonomik.

Kryetari Hyseni tha edhe se bizneset e udhëhequra nga të rinjtë e komunës tonë janë fokus i kësaj qeverisje, sepse vetëm në këtë formë mund të krijojnë mundësi të reja, të mbajnë rininë në Kosovë e të ndikojmë në zhvillim ekonomik.

I pari i komunës, theksoi se e gjetën me zero, mirëpo, brenda mandatit të parë me fondin për ndërmarrësit e rinj kanë financuar star up-et e të rinjve dhe të rejave nga komuna jonë me gjithsej 248 mijë euro të ndara.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë te rinia jonë dhe në zgjerimin e bizneseve të grave, përmes këtij fondi dhe nismave tjera që do të na ndihmojmë të kontribuojmë e të zhvillojmë Gjilanin që duam”, tha kryetari Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.