DYLON

Kryetari Hyseni: Bashkëpunimi me OSBE-në mbetet i rëndësishëm

Kryetari Hyseni: Bashkëpunimi me OSBE-në mbetet i rëndësishëm
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ku është diskutuar për bashkëpunimin institucional dhe projektet e përbashkëta në interes të qytetarëve.

“Sot zhvilluam një bashkëbisedim të rëndësishëm me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, ku diskutuam për bashkëpunimin institucional dhe projektet e përbashkëta që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve tanë”, ka thënë Hyseni.

EkoHigjiena

Sipas tij, fokus i veçantë i takimit ishte puna me komunitetet jo-shumicë, avancimi i politikave të barazisë gjinore, si dhe mbështetja dhe fuqizimi i të rinjve në shoqëri dhe në proceset e vendimmarrjes.

“Bashkëpunimi me OSBE-në vazhdon të jetë i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në realizimin e nismave që promovojnë barazi dhe zhvillim demokratik”, ka theksuar i pari i Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.