DYLON

Kryetari Hyseni: Bashkë me MKRS-në e kemi përgjegjësi për t’i kryer sa më shpejt punimet në stadiumin e qytetit

Kryetari Hyseni: Bashkë me MKRS-në e kemi përgjegjësi për t’i kryer sa më shpejt punimet në stadiumin e qytetit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar një takim me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.Kryetari Hyseni ka thënë se temë diskutimi ka qenë stadiumi i qytetit, të cilin ka shtuar se bashkë me MKRS-në e kanë përgjegjësi për ta përfunduar sa më shpejt. 

“Dje, bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, zhvilluam një takim të frytshëm me temë diskutimi rreth stadiumit të qytetit. Punimet e këtij projekti, problematikë e trashëguar, bashkë me MKRS-në e kemi përgjegjësi për t’i kryer sa më shpejt që është e mundur, e sportistëve tanë t’iu krijohen kushte sa më moderne”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.