DYLON

Kryetari Hyseni: Arsimi do të vazhdojë të mbetet prioritet

Kryetari Hyseni: Arsimi do të vazhdojë të mbetet prioritet
Avatar photo Redaksia

“Investime e përmirësime të shumta janë bërë e po bëhen në fushën e arsimit, derisa kjo sferë mbetet prioritet edhe në të ardhmen për krijimin e kushteve moderne për mësim”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai tha se arsimi do të vazhdojë të mbetet në qendër edhe gjatë mandatit të ri.

EkoHigjiena

“Do ta bëjmë mësimin tërëditor realitet në dy shkollat e para që do të funksionojnë vetëm në një ndërrim”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se me Kuzhinën Qendrore, për ushqim të shëndetshëm për nxënësit, 4 çerdhe të reja, 2 në qytet dhe 2 në fshatra.

Kryetari, tha se do të ketë laboratorë modernë në çdo shkollë dhe arsim dual për t’i përgatitur të rinjtë për tregun e punës           

“Ky është vizioni ynë për Gjilanin e dijes dhe të së ardhmes”, tha kryetari Hyseni./2LONLINE/