DYLON

Kryetari Hyseni: Afër 10 milionë euro investime brenda një rrezeje prej rreth 500 metrash

Kryetari Hyseni: Afër 10 milionë euro investime brenda një rrezeje prej rreth 500 metrash
Avatar photo Redaksia

“Investime jo të pakta janë duke u zhvilluar në Komunën e Gjilanit. Këto projekte kanë për qëllim krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni,  për të shtuar se janë afër 10 milionë euro investime brenda një rrezeje prej rreth 500 metrash.

“Po realizohen projekte të rëndësishme që po e transformojnë qytetin”, tha Alban Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i komunës, tregoi se bëhet fjalë për Sallën e Sporteve në vlerë prej 2.7 milionë euro, Stacionin e Autobusëve në vlerë rreth 1 milionë euro, Shkollën e Mjekësisë në vlerë prej 3.3 milionë euro dhe Qendrën për Qëndrim Ditor dhe Përkujdesje për të Moshuarit në vlerë prej 2.5 milionë eurove.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.