DYLON

Kryetari Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje

Kryetari Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje
Avatar photo Redaksia

Drejtuesit e Komunës së Gjilanit thonë se studentët dhe nxënësit e dalluar të Komunës së Gjilanit edhe sivjet po mbështeten nga Drejtoria e Arsimit me bursa, në vlerë rreth 250 mijë euro.

“Përkrahja është rritur nga viti në vit, pra nga 130 mijë euro sa ishin për vitet 2018-2021, tashmë për vitet 2022-2025 janë rreth  660 mijë euro për bursa, apo është pesë herë më e madhe sesa në vitet paraprake”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

EkoHigjiena

Më tej i pari i Gjilanit, theksoi se 250 mijë euro bursa janë vetëm për vitin 2025, për studentët dhe nxënësit e dalluar të qytetit tonë.

“Përkrahja për rininë nuk është premtim, është prioritet”, tha kryetari Alban Hyseni.

I pari i komunës, tregon se mbështetja është pesë herë më e madhe sesa në të kaluarën, ku nga 130 mijë euro sa ishin për vitet 2018-2021, tashmë për vitet 2022-2025 janë rreth 660 mijë euro për bursa.  

Nga ana tjetër, drejtori i Arsimit, Shend Nuhiu, tha se sivjet janë 250 mijë euro bursa, apo 100 mijë euro më shumë sesa vitin e kaluar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.