DYLON

Kryetari Haziri viziton zonat e prekura nga vërshimet, thotë se ekipet komunale intervenuan jashtëzakonisht shpejtë

Kryetari Haziri viziton zonat e prekura nga vërshimet, thotë se ekipet komunale intervenuan jashtëzakonisht shpejtë
Avatar photo Redaksia

“Banorët e fshatrave Pogragjë dhe Sllubicë kanë falënderuar kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për mobilizimin e ekipeve të shtabit emergjent pas reshjeve të fundit të shiut, me ç’rast shkaktuan vërshime e dëme në disa ekonomi familjare e në toka bujqësore”, njofton zyra për Informim e komunës.

Gjatë vizitës së sotme të kryetarit Haziri në zonat e prekura të këtyre fshatrave, Pajazi Zahiri nga Sllubica, ka thënë se ekipet komunale kanë intervenuar në kohë rekorde për t’iu krijuar qasje banorëve, pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit, tha se Komuna po vazhdon ta bëjë sanimin e rrugëve e ndërtimin e urave të përkohshme, duke iu ofruar qasje në infrastrukurë të gjithë banorëve të prekur nga vësrshime.

Ai është zotuar për mbështetje me të gjitha kapacitetet e Komunës edhe për sanimin e katër shtëpive të familjes Nuredini në Pogragjë, derisa konfirmoi se shtabi komunal është duke e bërë vlerësimin për dëmet në bujqësi dhe së shpejti do të dilet me raport përfundimtar.

Kreu i Gjilanit theksoi se Komuna po vazhdon edhe projektet tjera të parapara për zgjerimin e rrugëve, një pjesë e të cilave tashmë kanë përfunduar.

“Bashkëpunimi i Komunës, Këshillit të fshatitt dhe shoqatës Pogragja në Zvicër, është trekëndëshi i vendosjes së projekteve në investime infrastrukturore. Pas ndërtimit të fushës së sporteve për komunitet, vazhdojmë me rindërtimin me palestrës e shkollës, troturaret, ndriçimin, shënjëzimin e rrugët e arave”, ka thënë Haziri. /2LONLINE.com/