DYLON

Kryetari Haziri viziton depo-frigoriferin “Calabria”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të kujdesit për bizneset gjilanase, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar sot depo-frigoriferin “Calabria” në Shillovë dhe therrthoren në Velekincë, ku është pritur nga pronari Xhelal Selimi.

Kryetari Haziri iu dha me këtë rast mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer të Komunës së Gjilanit në ecjen përpara të këtyre kompanive që gjenerojnë punësim dhe që janë storie e suksesit të privatizimit.

EkoHigjiena

Poashtu, i pari i Komunës ka kërkuar nga qeveria që t’imëbështes bizneset gjilanase, siç bie fjala për kompaninë “Calabria”, me të gjitha kapacitetet e saj, për t’ju krijuar lehtësiara në operimin e suksesshëm të tyre.

Nga ana e tij, pronari i kompanisë “Calabria”, Xhelal Selimi, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe për përkrahjen e dhënë për këtë kompani.

Ndryshe, në depo frigoriferin “Calabria” bëhet ruajtja dhe ngrirja e mishit dhe e produkteve të tjera, të cilat po kanë sukses në treg./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.