DYLON

Kryetari Haziri uron qytetarët me rastin e ndërrimit të motmoteve

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e ndërrimit të motmoteve. Në mesazhin e urimit thuhet:

“Në emër të të gjitha institucioneve komunale të Gjilanit, ju uroj festën e Vitit të Ri, duke ju dëshiruar paqe, mbarësi, mirëqenie, lumturi e harmoni në familjet tuaja në vitin 2015.

EkoHigjiena

Në këtë çast kremteje, ne të gjithë duhet të jemi më afër njerëzve që u duhet ndihma, të cilët kanë nevojë për përkrahje, dashuri, dhe kujdes dhe dora e ndihmës për këtë shtresë të qytetarëve tanë duhet të jetë përherë e zgjatur.

Duke u angazhuar me mirëkuptim dhe solidaritet, besojmë shumë që do të arrijmë të realizojmë programin për zhvillimin e Komunës sonë, për jetë dhe mirëqenie më të mirë për çdo qytetar dhe çdo familje në Gjilan.

Gjithashtu, apeloj tek të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit që të festojnë me kujdes ndërrimin e moteve. Gëzuar 2015!”, thuhet në urimin e kryetarit Lutfi Haziri me rastin festës së Vitit të Ri 2015. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.