DYLON

Kryetari Haziri uron mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë mësimdhënësit e Komunës së Gjilanit me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit. Në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri thuhet:

“7 Marsi shënon kujtimin për shkollën e parë shqipe, e cila u hap në vitin 1887 në Korçë. Dita e Mësuesit shënon një nga datat më të rëndësishme në historinë e gjatë e të vështirë të arsimit shqip.

EkoHigjiena

Kjo ditë njëherit na kujton edhe mësuesin tonë në kohëra të vështira e sfiduese, mirëpo mësuesi ynë kaloi e sfidoi të gjitha ato kohëra të vështira për arritjen e misionit të shenjtë për ngritjen e brezave të ardhshëm.

Sot mësimdhënësit janë gjithashtu në krye të punës së tyre shumë të rëndësishme e fisnike, duke qenë një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të shtetit tonë. Ndaj edhe u takon respekti dhe falënderimi ynë i përhershëm për ta”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri.  /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.