DYLON

Kryetari Haziri uron mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë mësimdhënësit e kësaj komune me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit. Në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri thuhet se 7 Marsi shënon rrugëtimin e gjatë e të vështirë të arsimit shqip, që nga shkolla e parë në Korçë, më 1887 e deri në ditët e sotme.

Ky rrugëtim na kujton njëherësh edhe kohërat e vështira të mësuesve tanë në Kosovë, të cilët u përballen me shumë sfida e pengesa, në misionin e tyre të shenjtë të mbjelljes së dijes të brezat e rinj dhe asnjëherë nuk u dorëzuan.

EkoHigjiena

Në rrethanat e reja, arsimi përbën një nga shtyllat kryesore të shtetit tonë, andaj me këtë rast, mirënjohja më e thellë u takon të gjithë mësuesve dhe nxënësve të tyre, për punën që kanë bërë deri këtu.

“Sot që jemi të lirë dhe kemi mundësi të jashtëzakonshme për edukim dhe zhvillim, duhet të punojmë edhe më shumë që t`i arrijmë shoqëritë e përparuara”, thotë Haziri, në urimin e tij.

Në Gjilan, ku një e katërta e popullatës i përket moshës shkollore, po mundohemi që arsimin ta trajtojmë sa njërin nga prioritetet më të rëndësishme dhe konkurrues të dijes, jo vetëm në regjion, por edhe dhe në vendet e BE-së dhe kudo tjetër në botë, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në urimin e tij për mësuesit, me rastin e7 Marsit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.