DYLON

Kryetari Haziri uron BI-në dhe qytetarët për Festën e Fitër Bajramit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ –Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame, Sylejman Osmanin dhe të gjithë qytetarët e besimit islam.Në urim thuhet:

“Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, më lejoni të uroj Bashkësinë Islame dhe gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit, e cila vie pas një sakrifice një mujore me agjërim për Zotin.

EkoHigjiena

Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit.

Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni. Urime Fitër Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit e kryetarit Haziri./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.