DYLON

Kryetari Haziri takon përfaqësuesit komuniteteve fetare në Gjilan

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka mbledhur sot në një takim përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Gjilan, duke filluar nga Bashkësia Islame – Naim Aliu, Kisha Katolike – Don Dominik Qerimi (drejtor i qendrës “Don Bosko”), Kisha Protestante – Naim Bllaca, ndërsa ka munguar përfaqësuesi i Kishës Ortodokse. Në takim ka qenë i pranishëm edhe shefi i zyrës për Komunitete dhe Kthim.

Kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e komuniteteve fetare për bashkëpunimin, duke thënë se toleranca mes feve në Gjilan e në Kosovë ka qenë gjithmonë për lakmi, për të shtuar se frymë e tillë duhet të mbretëroj në mënyrë permanente.

EkoHigjiena

Temë e takimit ka qenë parapërgatitja për takimin regjional të komuniteteve fetare të 11 komunave, i cili me dakordimin e të gjithë të pranishmëve, do të mbahet në fund të muajit qershor.

Në këtë takim është vendosur për formimin e një Komisioni në përbërje të të gjitha komuniteteve, dhe i cili do të merret me përgatitjen e këtij takimi, të parin që është organizuar ndonjëherë në Gjilan.

Ky takim është monitoruar nga zyra regjionale e OSBE-së në Gjilan. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.