DYLON

Kryetari Haziri takon përfaqësuesit e KB “Drita”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetari i klubit të basketbollit të meshkujve “Drita”, Bedredin Bajrami me bashkëpunëtorë, kanë vizituar sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirin, për t’i uruar për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese.

Gjatë takimit, kryetari Haziri u njoftua me mbarëvajtjen e punës së klubit të basketbollit “Drita”, për problemet dhe sfidat.

EkoHigjiena

“Ju urojmë suksese kryetar. Problemet në klub janë të mëdha dhe përkundër tyre ne kemi pasur sukses në këtë vit. Muajin e fundit kemi funksionuar pa pagesë vetëm e vetëm që të mos shuhet klubi. Besoj se me ndryshimet e reja do ta kemi mbështetjen tuaj”, tha kryetari i KB ”Drita”, Bedredin Bajrami.

Nga ana tjetër, kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e KB ”Drita” për vizitën, ndërsa ka pohuar se do të ndihmoj shumë sektorin e sportit dhe sportistët.

”Une e kam marrë detyrën dhe tash jam duke i identifikuar problemet. Do t’i ulim shpenzimet shumë, në mënyrë që ta krijojmë fondin rezervë për të ndihmuar kulturën dhe sportin.Kërkoj mirëkuptimin tuaj sepse fillimisht e kemi vështirë për shka të borxheve të mëdha të trashëguara nga ish-pushteti”, ka deklaruar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri theksoi se do ta emëroj një menagjer të sportit nga Komuna, i cili do të merret me buxhetin në këtë fushë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.