DYLON

Kryetari Haziri takon kryetarët e këshillave të fshatrave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetarët e nëntë këshillave të fshatrave, në të cilin është biseduar lidhur me investimet në këto fshatra për vitin 2015.

Haziri ka dëgjuar kërkesat e kryetarëve të këshillave të fshatrave, që kryesisht kanë të bëjnë me ato në infrastrukturë: rrugë, kanalizim, ujësjellës, e fusha sportive etj.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka shprehur zotimin e tij se do t’i përfundoj hap pas hapi të gjitha projektet që janë prezantuar për këtë mandat për rregullimin njëherë e përgjithmonë të katërshes së madhe infrastrukturore, problem ky me të cilin akoma ballafaqohen qytetarët e komunës së Gjilanit.

Haziri tha se gjatë vitit të kaluar është punuar shumë në këtë aspekt dhe ka paralajmëruar se edhe në këtë vit do të ketë projekte e investime të mëdha në të gjitha lagjet e fshatrat e komunës së Gjilanit.

Ai u ka bërë apel sërish qytetarëve të Gjilanit që ta paguajnë tatimin në pronë dhe taksat tjera komunale sepse kjo përkthehet me investime të mëdha në lagje e fshatra për t’i mundësuar qytetarëve që të jetojnë dinjitetshëm.

Takimet e kryetarit Haziri me përfaqësuesit e këshillave të fshatrave do të vazhdojnë edhe në ardhmen për t’u koordinuar lidhur me projektet në të gjitha sektorët./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.