DYLON

Kryetari Haziri takon kampionët e boksit, Nuri Seferi dhe Erzen Rrustemi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim dy kampionët e boksit në arenën ndërkombëtare, Nuri Seferin e Erzen Rrustemin, të cilët shoqëroheshin nga shkrimtari i njohur gjilanas, Sabit Rrustemi.

Kryetari Haziri ka thënë se dy kampionët e boksit i bëjnë krenarë qytetarët e Gjilanit me të arriturat e tyre në arenën ndërkombëtare, duke thënë se janë shembull i suksesit.

EkoHigjiena

“Unë ju falënderoj shumë për vizitën dhe ju them se me sukseset tuaja i bëni nderë Gjilanit, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve kudo që janë. Ju uroj shumë suksese dhe shumë “breza të artë” edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Haziri.

Nga ana e tyre, dy kampionët e boksit në arenën ndërkombëtare, Nuri Seferi e Erzen Rrustemi, kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke thënë se “me sukseset tuaja në politikë, jeni motiv i punës dhe i sukseseve tona”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.