DYLON

Kryetari Haziri takoi zëvendësministrin e MAPL-së Bajram Gecaj

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pas vizitës së ministrave Haki Demolli e Lutfi Zharku në Gjilan në fillim të këtij viti, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i shoqëruar kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi dhe nënkryetari Rexhep Kadriu, ka pritur sot në takim zëvëndësministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Bajram Gecaj, i cili shoqërohej nga sekretari permanent Besnik Osmani.

Kryetari Haziri e ka informuar zëvendësministrin Gecaj për problemet, sfidat, projektet dhe sukseset e Komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryetari Haziri e falënderoi zëvendësministrin Gecaj për mbështetje dhe i kërkoi angazhim për ndihmë në kuadër të kompetencave të MAPL-së për ndihmë ndërsektoriale në zgjidhjen e problemeve të lumit “Mirusha”, projekteve kapitale të infrastrukturës, kanalizimit, ujërave të zeza etj.

Nga ana e tij, zëvendësministri i MAPL-së, Bajram Gecaj, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ndërsa konfirmoi mbështetjen e plotë në projektet e sipërpërmendura të Komunës së Gjilanit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.