DYLON

Kryetari Haziri takoi kryetarin e Këshillit Nacional, Jonuz Musliu

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim në zyrën e tij kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Jonuz Musliu.

Gjatë këtij takimi, Haziri e Musliu kanë diskutuar për disa tema të rëndësishme, ndër të cilat, për shlyerjen e banorëve të Kosovës Lindore nga regjistri shtetëror serb, sikurse edhe për avancimin e të drejtave të shqipatarëve atje, duke iu dhënë mbështetje të plotë.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri ka kërkuar nga qeveria e Kosovës zbatimin e të gjitha pikave të Rezolutës së Kuvendit, të miratuar në qershor të vitit 2013, siç janë: heqja e pagesës së taksës kufitare, hapja e zyrave në Prishtinë dhe Gjilan për shqiptarët e Luginës, obligimin e përkujdesjes së përherëshme të Kosovës për arsimin, kulturën, liritë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare, si dhe vendosje e parimit të Reciprocitetit me serbët e Kosovës, etj.

Kryetari i Komunës Lutfi Haziri dhe ai Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Jonuz Musliu, u dakorduan që të intensifikojnë takimet në të ardhmen, gjithnjë në mbështetje dhe avancim të të drejtave të shqiptarëve si në Kosovën Lindore ashtu edhe në Republikën e Kosovës./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.