/2L ONLINE – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetaren e sapozgjedhur të Lëvizjen “Vatra”, Gentiana Shabani dhe udhëheqësin e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ibrahim Maliqi.
Në takim njoftues, është folur kryesisht për problemet e qytetarëve të Kosovës Lindore, problemet e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore, e tema të tjera.
Kryetari Haziri është zotuar se së bashku do t’i zgjidhim problemet e qytetarëve të Kosovës Lindore që kanë të bëjnë me lehtësimet në nxjerrjen e dokumenteve të tyre, derisa u kërkua nga qeveria zbatimi në plotni i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për shqiptarët e Kosovës Lindore. /2L ONLINE/