(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it i sektorit te Jugut-Lindjes, Zorlu Topaloglu, të cilit i ka uruar suksese në këtë detyrë. Gjatë takimit, kryetari Haziri e ka njoftuar z. Zorlu Topaloglu për bashkëpunimin e mirë që Komuna e Gjilanit do ta ketë me KFOR-in turk dhe qeverinë turke në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.
Në këtë takim, kryetari Haziri ka thënë po ashtu se bashkëpunimi është shumë i mirë edhe me komunitetin turk në Gjilan, duke konfirmuar se do t’i ndihmojmë ata për t’ua zgjidhur problemet e tyre.
Në takimin mes Hazirit dhe Zorlu Topaloglu është diskutuar për gjendjen e sigurisë në Gjilan, e cila, u vlerësua e qetë dhe stabile.
Kreu i KFOR’it i sektorit te Jugut-Lindjes, Zorlu Topaloglu, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke konfirmuar për bashkëpunimin e mirë që do ta kenë. /2lonline/