/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shtruar sonte darkë për Bashkësinë Islame në Gjilan, në të cilën ka marrë pjesë kryetari i BI-së, Sylejman Osmani, zyrtar komunalë, përfaqësues të partive politike, deputetë, përfaqësues nga policia, FSK e të Universitetit “Kadri Zeka”.
Në fjalën e tij, kryetari Haziri ka thënë se muaji i madh i Ramazanit na thërret në tolerancë dhe solidaritet ndaj skamnorëve që t’i ndihmojnë, t’i mbështesim dhe t’i ofrojnë mundësi që ta kalojnë këtë sfidë.
“Nderi është i veçantë kur ky iftar na bashkon në sofër të përbashkët sepse ne jemi të thirrur ta avancojmë jetën e qytetarëve përpara. Ne jemi dy herë përgjegjës për mirëqenien e qytetarëve. Misioni i madh i Ramazanit dhe sakrifica që bëjmë na përkujton që dy herë jemi të përgjegjshëm para Zotit, duke mos harruar asnjëherë atë na thërret që të jemi të përulur para Zotit dhe të përgjegjshëm para njeriut. E falënderoj shumë Bashkësinë Islame si institucioni më i lartë i besimit Islam në Gjilan, kryetarin Sylejman Osmani, duke e lutur Zotin që të punojmë bashkë për mirëqenien e qytetarëve tanë. Ky muaj na thërret edhe për tolerancë edhe ndaj atyre që nuk e kanë besimin tonë, në veçanti na thërret në tolerancë dhe solidaritet ndaj skamnorëve që t’i ndihmojmë, t’i mbështesim dhe t’i ofrojmë mundësi që ta kalojnë këtë sfidë që Zoti ua ka dhënë. Zoti ju shpërbleftë”, tha kryetari Haziri.
Fjalë rasti pati edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan Sylejman Osmani, i cili ka falënderuar kryetarin Haziri për organizimin e këtij iftari, duke e përgëzuar që i ka mbledhur të gjithë në një vend.
Osmani ka kërkuar nga të gjithë që të jenë unik dhe të punojnë për ardhmërinë e vendit./2L ONLINE/