DYLON

Kryetari Haziri priti në takim pune kryetarin e shoqatës “Kosova-Shkup”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune kryetarin e shoqatës “Kosova-Shkup”, Rexhep Gunduz, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit shtesë në fushën e arsimit, kulturës dhe në sektorin ekonomik Gjilan – Turqi.
Me këtë rast kryetari Lutfi Haziri, ka thënë se Komuna e Gjilanit ka mundësi të mëdha bashkëpunimi me shtetin e Turqisë sepse ka kapacitete ekonomike, kulturore, arsimore dhe profesionale, të cilat janë mundësi e madhe e konkurrencës në bazë të cilësisë dhe kualitetit për të shkëmbyer përvoja dhe praktika që kanë qëllim zhvillimin e Gjilanit si Komunë që është e binjakëzuar tashmë me disa Komuna në Turqi.

Ndërsa, nga ana e tij Gunduz, ka thënë se pos shumë aktiviteteve që ka kryer në krijimin e kushteve dhe bashkëpunimit më të mirë mes Kosovës dhe Turqisë, është i vendosur në fuqizimin e marrëdhënieve Kosovë-Turqi edhe në fusha të tjera të kulturës, arsimit dhe zhvillimit ekonomik. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.