DYLON

Kryetari Haziri priti në takim përfaqësues të kompanisë turke “Romoy”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e kompanisë turke “Romoy”, Serhat Akdag dhe Mustafa Akçay. Në takim, kryetari Haziri është njoftuar nga mysafirët rreth kompanisë “Romoy” (turizmi shëndetësor në Turqi), e cila pacientëve u ofron standarde më të larta në fushën e trajtimit mjekësor me kosto me te ulët në Turqi.

Kryetari Haziri ka falënderuar z. Akdag dhe z. Akçay për vizitën në Gjilan, duke shfaqur besimin se do të gjejnë mënyra të bashkëpunimit në fushën e mjekësisë, për trajtimin e pacientëve të cilët nuk mund të trajtohen në vendin tonë.

EkoHigjiena

Ndërkaq, përfaqësuesit e kompanisë turke “Romoy”, Serhat Akdag dhe Mustafa Akçay, kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ndërkaq kanë theksuar “Romoy” Turizmi Shëndetësor Ndërkombëtar shërben për pacientët në të gjithë botën, duke përdorur metoda më efikase dhe me kosto më të ulët në opsione të trajtimit, si një kompani turistike shëndetësore, e cila përkushtueshëm iu prezanton pacıentëve kombinime të standarteve më të larta në fushën e trajtimit mjekësor në Turqi./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.