DYLON

Kryetari Haziri priti në takim drejtorin rajonal të OSBE-së, Ulrich Biffar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim drejtorin e zyrës rajonale të OSBE-së në Gjilan, Ulrich Biffar. Në takim është biseduar për bashkëpunimin e mirë që ka Komuna e Gjilanit me OSBE-në, sikurse edhe për projektet e kësaj organizate në të mirë të gjilanasve.

Në takimin mes kryetarit Lutfi Haziri dhe drejtorit rajonal të OSBE-së, Ulrich Biffar, u vlerësua puna e madhe e Komunës së Gjilanit në avancimin e tolerancës ndërfetare përmes disa takimeve që janë mbajtur, sikurse edhe një turne futbolli që u mbajt këtë vikend me përfaqësuesit e bashkësive fetare për promovimin e tolerancës.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri e ka falënderuar OSBE-në për kontributin e tyre për avancimin e dialogut ndër-fetar, duke theksuar se Gjilani dhe Anamorava njihet për tolerancën ndër-fetare.

Haziri e Biffar u shprehën se bashkëpunimi i mirë mes Komunës dhe OSBE-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjithnjë për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve të Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.