DYLON

Kryetari Haziri pret në takim zv/drejtorin e Shërbimit Korrektues, Shemsi Hajrizi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim zëvendës drejtorin e Përgjithshëm për Administratë në Shërbimin Korrektues së Kosovës, Shemsi Hajrizi.

Qëllimi i takimit ka qenë koordinimi për asfaltimin e rrugës 3.5 kilometërshe që çon tek objekti i ri i Shërbimi Korrektues në Gjilan, sikurse edhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, Haziri e Hajrizi u dakorduan që në ditët në vazhdim të nisin këto projekte të rëndësishme, e që do të realizohen në bashkëfinancim mes Komunës dhe Shërbimit Korrektues së Kosovës.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.