DYLON

Kryetari Haziri pret në takim ministrin Dalibor Jevtic

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim ministrin për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic. Kryetari Haziri pasi ka falënderuar ministrin Jevtic për vizitën në Gjilan, tha se kanë biseduar kryesisht për kthimin e të gjithë qytetarëve, duke shtuar se Komuna e Gjilanit e mbështet këtë.

“Me ministrin Jeptic kemi biseduar çështje të rëndësishme. Ministri Jeptic ka kontribuar shumë në kthimin, mirëqenien dhe në integrim të qytetarëve. Komuna e Gjilanit do ta mbështes kthimin urban si politikë e re e cila ka shembuj të tillë në Kosovë. Poashtu, ne do të mbështesim edhe kthimin e të gjithë qytetarëve që kanë vullnet të mirë të kthehen në Gjilan, qofshin ata serbë dhe komunitetin rom”, tha kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Ndërkaq, ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe takimin konstruktiv, në të cilin është folur për projektin e përbashkët me BE-në për kthimin dhe integrimin e komuniteteve.

“Kemi pasur mbledhje konstruktive me kryetarin Haziri ku kemi folur për një sërë temash që kanë të bëjnë me kompetencat e kthimit të komuniteteve. Gjilani është pjesë e një projekti i përbashkët që dëshirojmë ta realizojmë me BE-në lidhur me kthimit dhe integrimin e komuniteteve, faza e katërt dhe ne kemi insistuar që Gjilani të jetë pjesë e këtij projekti sepse dëshirojmë ta shohim procesin e kthimit të të zhvendosurve në këtë qytet dhe presin që të gjithë ata që nuk i kanë shitur pronat e tyre të kthehen”, është shprehur ministri Jevtic para gazetarëve.

Kryetari Haziri e ministry Jevtiv u dakorduan që edhe të ardhmen të vazhdojnë takimet e interesit të përbashkët./2L ONLINE/