DYLON

Kryetari Haziri paralajmëron realizimin e dhjetëra projekteve ambientale brenda dy javësh

Kryetari Haziri paralajmëron realizimin e dhjetëra projekteve ambientale brenda dy javësh
Avatar photo Redaksia

Në Ditën botërore të ambientit, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se nga sot e deri më 25 qershor do të realizohen dhjetëra projekte ambientale.

Haziri ka thënë se brenda dy javësh do të punohet në pastrim, rregullim e ndriçim, përfshirë oborrin e Spitalit të Përgjithshëm, oborrin e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publike, parkun pas palestrës së sporteve “Bashkim Selishta”, pastaj disa kënde të gjelbra.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri, siç njofton komunikata e Zyrës për Informim e kësaj Komune, ka deklaruar se këto projekte do të realizohen bashkërisht me Këshillat e fshatrave e lagjeve dhe operatorët ekonomikë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.