DYLON

Kryetari Haziri ngushëllon familjen Muji

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Muji, me rastin e vdekjes së ish-kryeshefit të Ekzekutivit të Komunës së Gjilanit z. Enver Muji. Në telegram, ndër të tjera thuhet:

“E nderuara familja Muji. Më lejoni që në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe të gjitha institucioneve komunale, t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, Enverit.

EkoHigjiena

Z. Enver Muji ka dhënë kontribut të çmuar në mbarëvajtjen e punëve në Komunën e Gjilanit që nga paslufta e këndej dhe do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin e tij në ekzekutivin e Komunës. Ju lus që të bëheni të fortë dhe Zoti ua bëftë të lehtë. U prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri dërguar familjes Muja.

Ndërkohë, Komuna e Gjilanit nesër mban mbledhje komemorative në ora 10:00, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet në ora 13:00.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.