• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Kryetari Haziri në fushatën e korrje-shirjeve: Uroj që fermerët të ndahen të kënaqur me bereqetin që u ka dhënë Zoti

Redaksia 2LONLINE 10 Korrik, 2021 4 min
 Kryetari Haziri në fushatën e korrje-shirjeve: Uroj që fermerët të ndahen të kënaqur me bereqetin që u ka dhënë Zoti

Gjilani ka nisur sot në mëngjes fushatën e korrje – shirjeve, pas vlerësimit që Komisioni komunal se pjekja teknologjike është arritur dhe ka vendosur që fushata të nis sot për korrjen e tre mijë hektarëve me grurë, 100 hektarëve me elb dhe 30 hektarëve me tërshërë, sa janë të mbjella këtë vit në Gjilan.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka hapur fushatën e korrje-shirjeve në arat e Livoçit të Poshtëm, ka uruar për fushatë të suksesshme dhe bereqet për fermerët, duke theksuar se në kuadër të punës së tij, fermeri ka qenë fokus kryesor që të punohet toka dhe të zhvillohet veprimtaria bujqësore në të gjitha fushat.

“Presim rendimente të mira dhe uroj që fermerët të ndahen të kënaqur me bereqetin që ka dhënë Zoti. Kushtet klimatike janë shumë të mira dhe besoj që me sukses dhe në kohën optimale të arrihet korrja e të gjitha arave me grurë, elb e tërshërë. Uroj çdo familje bujqësore dhe çdo bujk gjatë mbledhjes së bereqetit të jenë të kënaqur në familjet e tyre, sikur edhe ne që kemi subvencionuar vazhdimisht bujqësinë që toka të mbillet sa më shumë”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, tha se në bashkëpunim me komisionin komunal, grumbulluesit e grurit dhe fermerët kemi vlerësuar se gruri ka arritur pjekjen teknologjike dhe monitorimi do të bëhet vazhdimisht deri në korrjen e ngastrës së fundit.

“Së pari falënderoj kryetarin e Komunës në emër të të gjithë bujqve, sepse gjatë gjithë kohës kemi qenë pranë tyre me promovim, mbështetje, sjellje të varieteteve të reja, por edhe duke i siguruar ato. Përpos mbështetjes në mekanizim dhe me forma të ndryshme, kryetari Haziri vazhdimisht është angazhuar për mbështetje të brezit të ri. Pritjet janë për rendimente të larta nga ajo që shihet në terren dhe urojmë që koha të jetë në favorin e të gjithë neve që ta përfundojmë fushatën sipas planifikimit. Komisioni komunal është vazhdimisht në terren dhe po bënë kujdesin maksimal që gjithçka të shkoj mirë. Lusim të gjithë fermerët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndezin ngastrat pas korrjes sepse edhe janë të sanksionueshme por edhe të dëmshme për vet tokën”, ka porositur drejtori Ramadani.

Meriton Hajdari, fermer i cili ka të mbjella 25 hektarë me grurë, ka thënë se është shumë i kënaqur me mbështetjen, derisa ka porositur që Komuna e Gjilanit në këtë mënyrë të vazhdojë edhe më tutje në trajtim të fermerëve dhe bujqësisë, sepse duhet të punohet dhe ka levërdi nga puna që ai ka bërë. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara

1 Korrik, 2022

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës

1 Korrik, 2022

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com