Kryetari Haziri nderon me mirënjohje për solidaritet, vëllezërit Zymberi që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër

Kryetari Haziri nderon me mirënjohje për solidaritet, vëllezërit Zymberi që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka nderuar me mirënjohje vëllezërit Zymberi, që jetojnnë dhe veprojnë në Zvicër, për mbështetjen ndaj Gjilanit në vazhdimësi, e në kohën e pandemisë, në veçanti.

“Në fillimin e pandemisë, solidariteti qytetar dhe i njerëzve tanë ne Europë dhe në Gjilan, ka qenë shembulli më i mirë se si përballohen ditët e rënda. Nexhati është njëri nga vëllezërit Zymberi që jeton dhe vepron në Cyrih të Zvicrës, por gjithmonë i lidhur me vendlindjen me vepra të mira, humanitet e solidaritet. I dëshiroj mirëseardhje në vendlindje dhe e falënderoj për humanitetin”, ka thënë me këtë rast, kryetari Haziri.

Ai iu ka uruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve në vendlindje, derisa i ka falënderuar deri në gjunjëzim për mbështetjen e madhe ndaj Gjilanit, në ditët më të vështira.

Ndërkaq, biznesmeni i njohur nga Gjilani që jeton dhe vepron në Zvicër, Nexhat Zymberi, e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mirënjohjen dhe vlerësimin, përderisa e ka përgëzuar për punën, angazhimin dhe kujdesin ndaj qytetarëve.

“Ne si mërgatë jemi të fokusuar dhe i përcjellim në vazhdimësi zhvillimet në Gjilan. Duke i përcjellur zhvillimet e kemi parë që kryetari ynë, Lutfi Haziri, po e menaxhon si duhet qytetin. Faleminderit e Zoti ju shpërbleftë. Ndihem krenar me inestimet e mia nuk do të ndalem asnjëherë sepse jam bir i kësaj toke”, tha Zymberi.

Kjo nuk është hera e parë që vëllezërit Zymberi mbështesin vendlindjen. Ata, edhe në formë të anonimitetit, disa familje gjilanase i kanë bërë me kulm mbi kokë.

Përndryshe, kreu i Gjilanit, Luttfi Haziri, e ka nderuar me mirënjohje edhe xhematin e xhamisë së Regensdorfit, për mbështetje në kohë pandemie.

KOMENTE