DYLON

Kryetari Haziri nderohet me mirënjohje nga organizata Green Art Center – Prishtina

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/– Pas mirënjohjes që ka marrë nga organizata gjermane GIZ, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është nderuar sot me mirënjohje nga Green Art Center -Prishtina (GAC).

Mirënjohjen ia ka dërozuar kryetarit Haziri themeluesi i “GAC”, Lorik Muçaj, me motivacionin për “përkrahjen e nismave mjedisore në Komunën e Gjilanit si dhe angazhimin e tij në zhvillimin e kapaciteteve komunale që ofrojnë mundësi për edukim mjedisor dhe një mjedis më të pastër”.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri e ka falënderuar organizatën “GAC” për mirënjohjen, ndërsa theksoi se ky është edhe një motiv për të dhënë kontributin me krejt qenien e tij në shërbim të qytetetarëve për t’ua bërë jetën më të mirë.

Haziri i ka ofruar mbështetjen e tij maksimale kësaj organizate gjatë veprimtarisë së tyre në Komunën e Gjilanit.

Ndërkaq, Lorik Muçaj, përfaqësues i “GAC” tha se Green Art Center – Prishtina në Komunën e Gjilanit synon të trajtoj problematika të ndryshme zhvillimore, bashkërendim të aktiviteteve me pushtetin lokal për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët, dizajnimin dhe implementimin e projekteve në bashkëpunim me Kuvendin komunal etj.

Përndryshe, Green Art Center – Prishtina do të punësojë kryesisht qytetarë resident lokal për implementimin e aktiviteteve dhe projekteve të saj në Komunën e Gjilanit./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.